Antonela tha se e kishte ngacmuar Mario Baloteli, ish-konkurrentja e Për’Puthen tallet keq: Mbrëmë piva kafe me Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 19:40

Antonela tha se e kishte ngacmuar Mario Baloteli, ish-konkurrentja e Për’Puthen tallet keq: Mbrëmë piva kafe me Ronaldon

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Antonela Berisha ka folur shpesh për ngacmimet që i vijnë nga personazhe të famshëm por disa ditë më parë ajo habiti me deklaratën se fubollisti i njohur, Mario Baloteli e kishte ngacmuar kur ajo kishte qenë në një lokal në Milano. Pas kësaj deklarate ka reaguar Lediana Prenga, një tjetër ish-konkurrente e emisionit të dashurisë e cila nuk ka pasur raporte të mira me Antonela Berishën si gjatë Për’Puthen ashtu edhe pas përfundimit të tij.

lediana-prenga-antonela

Në një video te publikuar në rrjetin social TikTok, ku duket Antonela duke thënë se e ka ngacmuar futbollisti italian, Lediana ka ironizuar deklaratën e saj duke lënë një koment.

“Mbrëmë piva kafe me Ronaldon”, shkruan ish-konkurrentja.

lediana-prenga-koment

Ndërkohë nuk ka ndonjë reagim nga Antonela Berisha në lidhje me këtë koment. Pak ditë më parë ajo tha:

Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. e kam takuar në një lokal në milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”.

Kujtomë se vajzat kanë pasur debate të forta me njëra-tjetrën gjatë emisionit Pët’Puthen, ku “molla e sherrit” ishte Mevlana Shaba, konkurrenti për të cilin kishin pëlqim të dyja.

mevlan shaba antonela berisha lediana prengalediana-prenga-mevlana-shaba-antonela-berisha1lediana prenga mevlan shabalediana prenga (2)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"