Anti-Erzeni, “krahët” pritet të lihen pushim. Mësoni formacionet e mundshme të Dinamos ndaj shijakasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 11:58

Anti-Erzeni, “krahët” pritet të lihen pushim. Mësoni formacionet e mundshme të Dinamos ndaj shijakasve

Blutë zhvilluan dje stërvitjen e fundit para ndeshjes me Erzenin në Kupën e Shqipërisë. Një ndeshje që është marrë seriozisht, pasi Dinamo synon t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.

Dinamo para miqesores me Tiranen

Trajneri Bledi Shkëmbi i ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, ndërsa për sa i përket formacionit që do të hedhë sot në fushë, ka lënë gjithçka të hapur.

Gjatë minutave të lojës ai i ka përzier lojtarët e dy formacioneve, duke mos e bërë të qartë se cilët do të jenë titullarët.

Me shumë mundësi, sot do të pushojnë dy mbrojtësit e krahëve, Siljanovski dhe Isaevski, për t’u zëvendësuar nga Maliqi dhe Ali Samake.

Po ashtu, nga minuta e parë mund të luajë Bardhi, duke zënë vendin e Gavazajt, por edhe ndonjë lëvizje tjetër mund të ketë.

DIN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"