Ansi Nika e mbyll me Laçin, futbollisti njofton largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2017 | 10:36

Ansi Nika e mbyll me Laçin, futbollisti njofton largimin

Konfirmohet largimi i Ansi Nikës nga klubi i Laçit. Pas përfundimit të kontratës, mesfushori shkodran është tashmë një futbollist i lirë dhe nuk do të vazhdojë karrierën me kurbinasit. Dje, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Nika falënderonte drejtuesit bardhezi, duke njoftuar largimin nga Laçi.

nika ekuban laci partizani

“Falënderoj klubin për mbështetjen që më kanë dhënë në sezonin e fundit, duke filluar nga presidenti, shefi i klubit, trajneri dhe shokët e skuadrës. Kam kaluar gjashtë muaj të paharrueshëm në Laç, duke arritur atë që askush nuk e besonte: qëndrimin në Superiore. Në veçanti dua t’i falënderoj tifozët kurbinas”, shkruante Nika. Mesfushori mund të transferohet te Liria e Prizrenit në Kosovë, por ofertat nuk i mungojnë as nga Superiorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"