Ansi Agolli nuk do të jetë bashkëpunëtori i De Biazit te Azerbajxhani, ja kë ka zgjedhur italiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 22:54

Ansi Agolli nuk do të jetë bashkëpunëtori i De Biazit te Azerbajxhani, ja kë ka zgjedhur italiani

Ish-kapiteni i Shqipërisë Ansi Agolli nuk do të jetë ndihmësi teknik i trajnerit italian Xhani De Biazi te kombëtarja e Azerbajxhanit.
Ansi Agolli
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se ish-tekniku i Shqipërisë ka përzgjedhur si bashkëpunëtorë të tij Beni Karbone dhe Klaudi Beluçin, dy ish-sulmues të viteve ’90-‘2000 në Serinë A.

De Biazi mori drejtimin e Azerbajxhanit pas 3 vitesh qëndrimi larg trajnimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"