Ankth te Reali/ Perez aksidentohet me makinë dhe u premton tifozëve Mbapenë: Vitin e ardhshëm do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 8:46

Ankth te Reali/ Perez aksidentohet me makinë dhe u premton tifozëve Mbapenë: Vitin e ardhshëm do të…

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka përjetuar një të shtunë jo fort të këndshme. Përtej barazimit zhgënjyes të Realit ndaj “nëndetëses së verdhë”, makina me të cilën udhëtonte është përplasur në rrugët e Madridit.

Perez aksidenti

Lajmi është bërë me dije nga “GOL” që nënvizon se numri një i Realit është përplasur sapo është larguar nga stadiumi “Bernabeu”, por aksidenti për fat nuk ka qenë serioz dhe nuk raportohet që Perez të ketë pasur probleme.

Por për “GOL” lajmi ka qenë një tjetër dhe që ka të bëjë me të ardhmen e sulmuesit të Paris SG-së, Kilië Mbape. Francezi vazhdon të mbetet ëndrra e madhe e klubit “mbretëror” që po bën të gjitha lëvizjet për ta sjellë në Madrid verën e ardhshme. “GOL” raporton se në momentin që makina me të cilën udhëtonte presidenti Perez është ndalur për shkak të aksidentit të pësuar, disa tifozë madrilenë janë afruar për ta pyetur nëse do të firmosë apo jo me yllin francez të Parisit.

Perez Mbape

“Zoti presidentit a do të firmosni me Mbapenë?”, raportohet ta ketë pyetur një tifoz numrin një të klubit “merengues”. Përgjigja e Florentinos ka qenë e prerë: “Vitin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Realit”. Kujtojmë se në verë PSG-ja refuzoi 200 milionë euro nga Reali për Mbapenë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"