Ankth te PSG-ja, 3 lojtarë rezultojnë me Koronavirus pas testeve të kryera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 17:10

Ankth te PSG-ja, 3 lojtarë rezultojnë me Koronavirus pas testeve të kryera

Te PSG-ja janë në ankth, para rifillimit të stërvitjeve kjo për shkak se nga testet e kryera, 3 lojtarë të kampionëve të Francës kanë rezultuar me Koronavirus.PSG-Mock-Haaland-Champions-League-2020 (1)

Kjo është konfirmuar nga vetë klubi, që në faqen zyrtare njofton se pas testeve të kryera para rinisjes së stërvitjeve, kanë rezultuar 4 persona pozitivë me Koronavirus. Gjithashtu bëhet me dije, se nga këta të prekur, 3 janë lojtarë, ndërsa 1 është pjesëtar i stafit teknik.

Asnjë nga këta individë nuk kishte shfaqur simptoma të virusit, por raportohet se ata nuk kanë pasur kontakte me të tjerë.psg

Lojtarët dhe pjesëtari i stafit teknik menjëherë janë vetëkarantnuar në shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë 14 ditë para se t’i rikthehen normalitetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"