Ankth te Partizani, dy futbollistët rrezikojnë ndeshjen me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 12:37

Ankth te Partizani, dy futbollistët rrezikojnë ndeshjen me Laçin

Uilliam Kordeiro Melo dhe Jasir Asani vazhdojnë të jenë të dëmtuar te Partizani. Melo stërvitet i diferencuar dhe vetëm në ambientet e palestrës, duke munguar në grumbullimet me skuadrën. Edhe ditën e djeshme, kur e gjithë pjesa tjetër e skuadrës ishte në fushë, braziliani mungoi. Në rrjetet e tij sociale, 27-vjeçari tregoi se po punon për t’u rikthyer sa më parë të jetë e mundur.
asani-melo-e1603801841476
“Sekreti për të qenë i suksesshëm është të punosh shumë. Mbetem i fokusuar”, shkroi Melo krahas videove që publikoi, ku shihej se po stërvitej i vetëm në palestër.

Ndërsa Jasir Asani, nuk ka marrë pjesë as ditën e djeshme në stërvitjen e klubit. Anësori i “demave” ka pësuar një tërheqje muskulore dhe është në luftë me kohën që të jetë gati për sfidën ndaj Laçit në fundjavë, një sfidë shumë delikate për “demat” e Ilir Dajës. 24-vjeçari ka shënuar dy gola këtë fillimsezoni për Partizanin, një gol në Kupën e Shqipërisë kundër Ilirisë në turin e parë dhe një gol ndaj Kastriotit, në javën e parë të Kategorisë Superiore.

Pas dy ndeshjeve të para të luajtura në Superiore, Partizani numëron tre pikë, që i siguroi pas fitores 0-2 ndaj Kukësit, ndërsa Laçi, ka dy pikë pas dy barazimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"