Ankth te klubi shqiptar, konfirmohet një tjetër rast pozitiv me Koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 10:12

Ankth te klubi shqiptar, konfirmohet një tjetër rast pozitiv me Koronavirus

Te Vushtrria vazhdon ankthi, i cili ka të bëjë pikërisht me shpërthimin e Koronavirusit, që tashmë ka prekur edhe këtë klub.auto_auto_70861604_2440857542657642_4801693803939364864_o15942122871594367812

Dy ditë më parë, presidenti i klubit raportonte se dy lojtarë ishin me simptoma të Koronavirusit, madje njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.

Së fundmi është zbuluar se në këtë klub ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Bëhet fjalë për një nga pjesëtarët e klubit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, teksa presidenti, Bajrush Kajtazi, për “Insporti” është shprehur se pjesëtari është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij, ndërkohë që thuhet se nuk ka pasur kontakte me të tjerë, por ankthi në këtë klub është i madh.

“Një pjesëtar ka rezultuar pozitiv, ndërsa kapiteni i ekipit, Etrit Halili ka rezultuar negativ pas testeve. Megjithatë stafi dhe futbollistët e disa zyrtarë kanë pasur kontakt me të infektuarin, jemi të shqetësuar. Ai tashmë është në vet izolim, por mund të them se jemi të stresuar për gjendjen e tij dhe fatin tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"