Ankth te Anglia, futbollisti kundërshtar luajti i infektuar me Koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 9:57

Ankth te Anglia, futbollisti kundërshtar luajti i infektuar me Koronavirus

Mesfushori i Republikës së Irlandës, Alan Braun, ka rezultuar pozitiv me “COVID-19” pasi luajti kundër Anglisë në miqësoren e së enjtes në “Wembley”. Mesfushori i Prestonit, i cili u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes në humbjen 3-0 të irlandezëve, është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Uellsit nesër në Kardif.BF1B4EA6-EBCD-4E3A-945C-0995280F5DED

Braun është futbollisti i dytë i Irlandës, i cili infektohet me Koronavirus këtë javë, pasi edhe sulmuesi i Uest Bromuiçit, Kallëm Robinson rezultoi pozitiv, duke humbur miqësoren me Anglinë. Lojtarët e Sauthgejtit bënë një test mëngjesin e së premtes, si pjesë e protokolleve të UEFA-s, përpara sfidës së tyre të nesërme të Ligës së Kombeve në Belgjikë dhe tani janë në pritje me ankth të rezultateve.

Përgjigjet kërkojnë 24 orë që të dalin, duke qenë se UEFA përdor testimin “PCR”, i cili bëhet në laborator. Tre ditë më vonë, “Tre Luanët” do të presin Islandën në “Wembley”. Ndeshja
e “Tre Luanëve” kundër nordikëve ishte fillimisht në dyshim për shkak të kufizimeve të udhëtimit nga Danimarka, nga ku Islanda do të udhëtojë të dielën. Shqipëria dhe Gjermania ishin kandidate si fusha neutrale, por qeveria britanike bëri një tolerim për kombëtaren islandeze, që të shmangte karantinën. Pa Rashford dhe Kodi – Trajneri Sauthgejt konfirmoi se ai do të jetë pa shërbimet e Markus Rashfordit dhe Konor Kodit për dy ndeshjet kundër Belgjikës dhe Islandës. Sulmuesi i Mançester Junajtidit vuan një dëmtim në shpatull që pësoi në ndeshjen e fundit kundër Evertonit dhe është rikthyer pranë klubit.

Ndërkohë që mbrojtësi i Uolvesit, është futur në izolim pasi ka qenë një kontakt i afërt i një personi që ka rezultuar pozitiv me “COVID” përmes procedurës së gjurmimit. Pavarësisht se 27-vjeçari ka dalë negativ në dy testime, ai duhet të respektojë protokollin “anti-COVID”, duke qëndruar për 10 ditë në izolim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"