Ankth dhe tension, Teuta fiton Superkupën ndaj Tiranës mes dramës. Shima thyen tabelat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 17:55

Ankth dhe tension, Teuta fiton Superkupën ndaj Tiranës mes dramës. Shima thyen tabelat

S uperkupa e basket bollit të Shqipërisë, një kompeticion, që konsiston në një finale të vetme mes fitueses së Ligës dhe asaj të Kupës e në rastin unik shfaqet ndeshja mes Tiranës dhe Teutës që i dha fund me fitoren e ekipit të Teutës, e cila koleksionon të parën Superkupë. Ndeshja e luajtur dje në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, nxori fitues ekipin vendës, atë të Teutës. Ndërkohë që ekipi me më shumë trofe (8), Tirana, nuk ka mundur të mposhtë ekipin durrsak, kur Teuta me një pikë më shumë 78-77, arriti të triumfonte mbi ekipin kampion. Për Tiranën, kjo ishte humbja e parë gjatë këtij sezoni. Ashtu si dhe në ndeshjen e parë të femrave që u luajt mes tensionit dhe nervozizmit, edhe tek meshkujt është përsëritur e njëjta tablo.

teuta basket

Madje, së fundi e ka bërë Gerti Shimën që të dalë nga vetja dhe të mos përmbahet. Teuta ka bërë mrekullinë, duke shënuar një sukses historik. Ndeshja ka qenë mjaft dramatike, emocionuese dhe me rivalitet deri në sekondën e fundit. Emri i ekipit fitues mbeti i hapur deri në sekondën e fundit, një trofe që edhe mund të shkonte te bardheblutë, por që nervozizmi i detyroi të gabonin në fund. Kjo për bardheblutë ishte e para humbje sezonale, ku vetëm tri ditë më parë e kishin mundur Teutën në një ndeshje të prapambetur.

NDESHJA – Nis mirë për ekipin durrsak që në minutat e para, duke e mbyllur periodën e parë 18-13. Diferenca nis të rritet edhe më shumë në 10-minutëshin e dytë. Teuta ka vazhdimisht komandën e lojës, duke luajtur mirë dhe përfituar nga një nervozizëm i lojtarëve bardheblu, që shpesh ankohen me gjykimin. Me 12 pikë diferencë shkohet në pushim. Në periodën e tretë kemi nervozizëm te bardheblutë, madje nuk mungon as trajneri Dukas, i cili ka marrë një teknik për ankesa ndaj gjykimit. Gjithsesi, bardheblutë nuk tërhiqen dhe rikuperojnë në sekondat e fundit, duke shkuar në periodën e fundit me pikë të barabarta 56- 56. Perioda e fundit është e ndezur dhe dramatike deri në sekondën e fundit.

Capture

NERVOZIZMI I SHIMËS – Me vetëm një pikë diferencë do të mbyllet gjithë takimi, por ky fund ka nervozuar Shimën, që ka pretenduar për një faull gjatë një kërcimi nën tabelë, kur po luhej sekonda e fundit. Pasi ka përfunduar, Shima i është drejtuar tribunës Vip dhe ka kërkuar llogari dhe në nerva e sipër ka thyer disa tabela personale që ishin në tavolinën e komisionit të pikëve.

ROLAND GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"