Ankth dhe panik te PSG-ja, Kilian Mbape i nënshtrohet testeve për Koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 20:51

Ankth dhe panik te PSG-ja, Kilian Mbape i nënshtrohet testeve për Koronavirus

Situatë e paprecedent në Francë, që rrezikon të trondisë edhe futbollin. Kampioni i Botës, Kilian Mbape, i është nënshtruar testeve për Koronavirus, pasi gjendja e tij ka filluar të shqetësojë mjekët e skuadrës së PSG, teksa ylli francez është në dyshim për sfidën ndaj Dortmundit që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Mbappe-1-e1583867924991

“L’Equipe” raporton se 21-vjeçari ka kryer teste në lidhje me Koronavirusit dhe përgjigjet pritet të dalin ditën e nesërme. Shenjat e para flasin për një mundësi të vogël që Mbape, ndërkohë që nesër do të zbulohet edhe e vërteta. Në rast se ylli francez do të rezultojë pozitiv, atëherë situata pritet të jetë tepër alarmante në klubin francez, ku me shumë gjasa do të rrezikohet edhe zhvillimi i sfidës së Champions-it ndaj Dortmundit.

Do të startojë në orën 21:00, sfida e kthimit mes Valencias dhe Atalantës, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Zikaltërit e trajnerit Gasperini, triumfuan me rezultatin 4-1 në sfidën e parë të zhvilluar në “San Siro”, teksa janë me një këmbë në fazën tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"