Ankesë si për mbyllje, Bylisi denoncon gjykimin në ndeshjen me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 12:25

Ankesë si për mbyllje, Bylisi denoncon gjykimin në ndeshjen me Tiranën

Gjatë këtij sezoni gjyqtarët janë bërë shpesh protagonistë me vendime e tyre, të cilat kanë dëmtuar skuadra të ndryshme. Një rekord më vete është sjellja me ekipet e rëna nga Superiorja, Luftëtari dhe Flamurtari. Ndaj gjirokastritëve dhe vlonjatëve arbitrat kanë treguar se e kanë pasur shumë të thjeshtë për të akorduar penallti kundër tyre. Por, një prej skuadrave që e ka ngritur zërin veçanërisht në pjesën e dytë të sezonit ka qenë pikërisht Bylisi.
Bylis
Dhe, si për mbyllje, ishin pikërisht ballshiotët ata që gjetën momentin për të kontestuar gjykimin e Roxhers Muskës në sfidën ndaj Tiranës, ku dhe u zhvillua ceremonia e titullit kampion.

Menjëherë pas ndeshjes, në faqen zyrtare të klubit ballshiot, pati një reklamim për një gol dhe dy penallti të paakorduara. “Gjyqtari Roxhers Muska, në një ndeshje prestigji dhe kur verdiktet e kampionatit janë dhënë, na heq mundësinë e fitores, duke mohuar dy penallti për ekipin tonë, por edhe një gol ku topi e kishte kaluar vijën fatale! E njëjta histori si edhe ne ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Tiranën në kryeqytet, ku Ndrecës iu mohua penallti, ashtu ndodhi edhe këtë herë. Ishte sërish rasti ku Ndrecës i bëhet faull në zonë. Por, edhe një rast tjetër me Qardakun, duke u bërë ndikues edhe në ndeshjen e fundit të garës…”, citohej në reagimin e Bylisit.

FB REAGIMMM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"