Ankesa për arbitrimin ndaj Laçit, reagon Egnatia: Këto raste do t’i dërgojmë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 11:30

Ankesa për arbitrimin ndaj Laçit, reagon Egnatia: Këto raste do t’i dërgojmë në…

Sfida e djeshme e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Laçit prodhoi disa raste me polemika.

bandicam 2022-01-26 14-30-11-700

Ku më e diskutueshmja ishte rasti ku skuadra rrogozhinase protestoi për penallti ku pretendohet se mbrojtësi i Laçit, Ignjatoviç ka prekur topin me dorë dhe për arbitrin kryesor Klodian Shahini gjithashtu edhe për arbitrat në VAR nuk kanë vendosur për të mos e akorduar si 11-metërsh në favor të rrogozhinasve.

Së fundmi klubi i Egnatias ka reaguar për këto raste të dyshimta në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” duke njoftuar se do t’i dërgojë te Komisioni i Arbitrimit.

POSTIMI I KLUBIT TË EGNATIAS –

“Mirmengjes !

1. Momenti i penalltise ku arbitri dhe VAR nuk nderhyn fare per ta gjykuar si rast !

2. Rasti ku futbollisti Lacit ( Lushkja ) godet mesfushorin tone Michael dhe nuk ndeshkohet me karton .

Ka patur dhe disa momente te tjera gjate lojes te cilat do ja dergojme Komisionit arbitrimit ku arbitri dhe VAR nuk kane ndeshkuar me kartone futbollistet e Lacit .

Kerkojme qe keto raste te ndiqen rreptesisht nga komisioni arbitrimit !”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"