Ankesa e Vllaznisë, UEFA dënon PAOK-un dhe “djeg” shkodranet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2017 | 15:11

Ankesa e Vllaznisë, UEFA dënon PAOK-un dhe “djeg” shkodranet

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka marrë vendim për të ndëshkuar ekipin e futbollit të femrave të PAOK-ut të Selanikut me një vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare dhe po ashtu edhe me një gjobë të konsiderueshme pas ankesës së Vllaznisë, shkruan “shkodrasport”.

uefa

Vendimi është marrë pasi është vërtetuar se skuadra greke në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Europës, ka aktivizuar një futbolliste të pafederuar.

Vllaznia femra

Por vajzat shkodrane nuk kanë përfituar asgjë nga dënimi i grekeve, kjo për shkak se PAOK ka luajtur edhe në turin e dytë të eleminatoreve dhe vendimi i UEFA-s është dhënë me shumë vonesë. Nëse vendimi do ishte dhënë në kohën e duhur ekipi i Vllaznisë do renditej si e para e grupit dhe në këtë mënyrë do ishte kualifikuar për turin e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"