Anjeli konfirmon Ronaldon, por mban pezull Sarrin: Më dhemb të eliminohemi kështu, do reflektojmë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 10:35

Anjeli konfirmon Ronaldon, por mban pezull Sarrin: Më dhemb të eliminohemi kështu, do reflektojmë!

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, presidenti Andrea Anjeli flet për një bilanc jo shumë të ëmbël, siç kishte pretenduar në fillim të sezonit:

Agnelli.Juve.2018.serio.1080x648

“Mund të them se ishte një vit jo shumë i ëmbël për ne, pas një sezoni shumë të vështirë. Me titullin e nëntë radhazi shkruam një faqe fantastike të futbollit me Mauricio Sarrin, që ka ardhur nga kategoritë më të ulëta, deri në majën e futbollit italian. Por ky eliminim nga Champions-i është zhgënjyes për ne, për futbollistët dhe pa dyshim për tifozët. Nëse deri pak minuta më parë kishim një ëndërr, tani kemi një objektiv që është dhe mbetet Liga e Kampioneve. Të dalësh në këtë mënyrë nga turneu të dhemb, prandaj do të marrim disa ditë kohë për të reflektuar dhe për të bërë një analizë totale të situatën”, – shprehet Anjeli, i cili ky pyetet për nëse Sarri qëndron apo jo, ai vendosi ta kalojë në heshtje pyetjen dhe duke pritur atë të radhës.

OBJEKTIVI – Numrit një të torinezëve i kuptohet qartë zhgënjimi, por ai vazhdon: “Deklarata që unë po bën është në kompleks të klubit, përfshin gjithçka përfaqëson Juventusin. Ne çdo vit i vemë vetes objektiva që duhen nderuar, qoftë në shtëpi (Itali), ashtu sikurse në Europë. Kemi në skuadër futbollistin më të mirë të historisë së Ligës së Kampioneve dhe nuk është pak.

Prandaj, duhet të rinisim të mendojmë me pozitivitet dhe entuziazëm, pa i lënë asgjë rastësisë dhe pa pasur të sigurt asgjë, sepse titullit, edhe në Itali, nuk fitohen për inerci, – vazhdon miliarderi torinez. – Thënë këtë, dua të konfirmoj me forcë vlerësimin që kam për këtë grup drejtuesish dhe do i shtrëngoj fort. Sepse nuk duhet të jetë një ndeshje teke, ajo që më bën të gjykoj një sezon të tërë”.

ronaldo.juve.lione.2020.750x450

RONALDO – Dhe në fund, lidhur me zërat e një kalimi të mundshëm të Kristiano Ronaldos te PSG-ja, Anjeli garanton: “Në ndonjë rast, ju gazetarët publikoni disa ligësi. Ronaldo është një kampion i Juves, një kolonë e rëndësishme dhe qëndron këtu. Pas disa ditësh, do na duhet ta rinisim nga zero dhe shpresoj të bëjmë të bëjmë gjëra të mira në merkato. Nedved dhe Paratiçi prej vitesh kanë bërë lëvizje të mëdha dhe për këtë meritojnë vetëm komplimente”, tha Anjeli.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"