Anglia ul taksën, ja sa milionë paund plus dolën Kristiano Ronaldo dhe Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 21:25

Anglia ul taksën, ja sa milionë paund plus dolën Kristiano Ronaldo dhe Salah

Kristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah janë yjet e Premier Ligës, që do të kenë në xhepat e tyre 1.3 milionë paund më shumë çdo vit nga reforma e re e taksave në Angli.

0_Cristiano-Ronaldo-Mo-Salah

Qeveria britanike ka njoftuar vendimin për të ulur taksën më të lartë mbi pagat nga 45% në 40%, i cili është një lajm i shumëpritur për veshët e futbollistëve të Premier Ligës.

Ulja e taksës me 5% do të thotë se yjet e Premier Ligës do të kursejnë një pjesë të konsiderueshme të rrogës së tyre në fund të vitit. Përfituesit më të mëdhenj do të jenë sigurisht ata që paguhen më shumë.

Ylli portugez ka një rrogë prej 400 mijë paundësh në javë në “Old Trafford” dhe pas 12 muajve, ai do të dërgojë në shtëpi 1.3 milionë paund më tepër prej uljes së taksës. Të njëjtën shifër do të përfitojë edhe sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, i cili ka të njëjtën rrogë si Ronaldo. Yje të tjerë si De Bryjne, Haland dhe De Gea do të kursejnë 900 mijë paund ekstra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"