Anglia shumë e fortë për kuqezinjtë, Shqipëria U-17 mposhtet në turneun “Mercedez Benz Cup 2019”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2019 | 15:40

Anglia shumë e fortë për kuqezinjtë, Shqipëria U-17 mposhtet në turneun “Mercedez Benz Cup 2019”

Kombëtarja U-17  e drejtuar nga trajneri Elvis Beqiri e ka nisur turneun miqësor , me humbje nga 17-vjeçarët e Anglisë. Shqipëria  është mposhtur me rezultatin 0-2 me golat e shënuar nga  Lusala që në minutën e dytë dhe nga Delap në të 70-tën.

turne-ne-turqi

Elvis Beqiri e ka nisur kështu me humbje aventurën e tij të re si trajner i 17-vjeçarëve. Ndeshja e ardhshme  e Shqipërisë do të luhet nesër në orën 12:00 ndaj organizatorëve të Turqisë. Kombëtarja turke ka mundur sot Moldavinë me rezultatin e thellë 4-0.

Kombëtarja shqiptare e nisi ndeshjen me këtë formacion: Roko; Burgaj; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; Gjuzi; Dervishi; Papa; Kasemi; Mitaj(C)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"