Anglia përshëndet Runin, sulmuesi: Rivali më i vështirë ka qenë Spanja, ja futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 11:50

Anglia përshëndet Runin, sulmuesi: Rivali më i vështirë ka qenë Spanja, ja futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur

Uejn Runi u përshëndet për herë të fundit me tifozët e Anglisë mbrëmë në “Wembley”, ndërsa gjatë një interviste për ish-shokun e skuadrës, Geri Nevil, në “Sky Sports” tregoi momentet më të rëndësishme dhe të ulëta të karrierës së tij.

6244462-0-image-a-136_1542326457661

Si do ta përshkruanit karrierën me kombëtaren?

Ishte një karrierë e mirë, maksimumi i së cilës ishte arritja e rekordeve. Por, mbetet zhgënjimi në turnetë e rëndësishëm. Euro 2004 mbetet pengu i madh. Në formën që isha, vetëbesimin që kisha dhe nëse nuk do isha dëmtuar, mendoj se mund ta kishim fituar. Të kam parë gjithnjë të fortë fizikisht dhe psikologjikisht.

Na trego pak kur je ndier i dobët në këto 15 vite karrierë?

Kam pasur periudha kur më ka munguar vetëbesimi dhe dyshoja te vetja. Ishte një kohë te Junajtid (sezoni 2006/ 07) kur po shënoja dhe pastaj nuk po e bëja më. Shkoja në shtëpi dhe rishikoja ndeshjet se çfarë nuk shkonte. Ishte zhgënjyese. Më kujtohet Fergusoni kur më thërriti në zyrë dhe më tha: “Dëgjo, po përpiqesh shumë, vetëm luaj thjesht dhe shansi yt do vijë”. Pastaj ishte momenti kur Murinjo më la jashtë formacionit. Janë momente kur dyshon te vetja. Luajta vetëm një minutë në finalen e Ligës së Europës, po prisja të hyja nga stoli në finalen e Kupës kundër Sauthemponit dhe në këto momente të vjen turp. Nuk mund të vazhdoja më kështu, pavarësisht sa shumë e doja Junajtid.

runi

Cili ka qenë lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur tek Anglia?

Te Junajtid me Skollsin, me Anglinë do thosha Xherrard.

Ndeshja më e bukur me Anglinë?

Miqësorja kundër Argjentinës në 2005, ku fituam 3-2. Isha ende i ri dhe pavarësisht se ishte një miqësore, nga rivaliteti nuk ndihej e tillë.

Skuadra më e mirë që keni luajtur kundër me Anglinë?

Spanja në transfertë. U zëvendësova përpara pushimit. Për 40 minuta nuk preka asnjë top. Tërhoqa Salgadon dhe shtyva Kasijasin drejt tifozëve. Po të mos më kishte zëvendësuar Eriksoni, do kisha dalë me të kuqe. Ju kujtohet goli i parë? Ishte një goditje e bukur. Isha 17 vjeç kundër Maqedonisë, Heski më uli topin dhe u koordinova shumë mirë, duke mos i lënë shans portierit.

runi1

Çfarë ndietë kur thyet rekordin e golave të Bobi Çarltonit?

Ishte çlirim dhe isha nervoz përpara asaj penalltie kundër Zvicrës (shtator 2015). Ishte një moment emocionues dhe krenarie në të dyja rastet kur theva rekordet e tij, si te Mançesteri ashtu edhe në kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"