Anglia mposht Lituaninë, Gjermania fiton në Azerbajxhan (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 22:45

Anglia mposht Lituaninë, Gjermania fiton në Azerbajxhan (VIDEO)

Anglia ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Lituanisë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Defo dhe Vardi realizuan golat e takimit të zhvilluar në “Uembli”. Me këtë fitore Anglia shkon në 34 ndeshje kualifikuese radhazi pa humbje.

defo

Gjermania siguroi një fitore pa shumë probleme në transfertën e Azerbajxhanit teksa triumfoi në shifrat 1-4. Shyrle realizoi 2 gola, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Myler e Gomez. Kjo ishte fitorja e 5-të në 5 ndeshje për gjermanët në këtë fushatë kualifikuese.

gjermania

Në ndeshjet e tjera, Polonia arriti të fitonte në transfertën e vështirë të Malit të Zi, ndërkohë që Irlanda e Veriut mposhti në shtëpi Norvegjinë. Skocia triumfoi në shtëpi ndaj Sllovenisë, ndërsa Rumania dhe Danimarka u ndanë në barazim.

REZULTATET – Kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”

Grupi C

Azerbajxhan – Gjermani 1-4
Nazarov 31’ / Shyrle 19’, 81′, Myler 36’, Gomez 45’

San Marino – Çeki 0-6
Barak 17’, 24’, Darida 19’, 77′ (11-m), Gebre Selasie 26’, Krmençik 43’

Irlandë e Veriut – Norvegji 2-0
Uard 2′, Uashington 33′

Grupi E

Armeni – Kazakistan 2-0
Mkhitarjan 73′, Ozbiliz 75′

Mal i Zi – Poloni 1-2
Mugosa 63′ / Levandovski 40′, Pizçek 82′

Rumani – Danimarkë 0-0

Grupi F

Angli – Lituani 2-0
Defo 22’, Vardi 66′

Maltë – Sllovaki 1-3
Farruxhia 14′ / Vajs 2′, Gregus 41′, Nemek 84′

Skoci – Slloveni 1-0
Martin 88′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"