Anglia humbet pjesët përpara Italisë, tre yje të kombëtares tërhiqen nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 9:40

Anglia humbet pjesët përpara Italisë, tre yje të kombëtares tërhiqen nga skuadra

Tri yje të kombëtares angleze janë tërhequr nga skuadra përpara ndeshjes së parë kualifikuese të “Euro 2024” kundër Italisë të enjten. Trajneri Garet Sauthgejt shpalli listën e grumbullimit javën e shkuar për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji.

rashford poup mount

Por “tre luanët” konfirmuan se Markus Rashford, Mejzon Maunt dhe Nik Poup nuk iu bashkuan skuadrës ditën e hënë. Portieri, i cili arriti të luajë 90 minuta për Njukasëllin në ndeshjen me Notingem Forestin të premten, u tërhoq pas një problemi të vogël fizik, duke u zëvendësuar nga portieri i Totenhemit, Frejzër Forster.

Por Sauthgejt nuk ka thërritur asnjë zëvendësues për sulmuesin e Junajtidit dhe mesfushorin e Çelsit. Rashford mori një goditje në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA kundër Fulhamit të dielën.

25-vjeçari shikohet si një mungesë e madhe, duke qenë se ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje që prej Botërorit të Katarit. Ndërkohë që Maunt u grumbullua fillimisht nga Sauthgejt, por ai nuk ishte në dijeni që 24-vjeçari vinte me probleme fizike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"