Anglia gjithmonë “ndryshe”, merkatoja nis që… nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 12:06

Anglia gjithmonë “ndryshe”, merkatoja nis që… nesër

Merkatoja në Angli bëhet gati të ndezë motorët. Premier Liga do të kërkojë sot konfirmimin nga FIFA për ta nisur merkaton verore të sezonit ditën e nesërme (17 maj).

pogba
Rregullorja e qeverisë botërore të futbollit thotë se një kampionat duhet të ketë të paktën një stinë merkatoje gjatë një viti kalendarik që të zgjasë për 12 javë. Në fillim të sezonit u ra dakord që merkatoja verore në Angli të mbyllej më 9 gusht dhe jo më 31 gusht, për t’u lejuar klubeve që të shmangnin çorientimin përpara se të nisë sezoni i ri, më 11 gusht. FIFA pritet ta lëshojë autorizimin e saj mbrëmjen e sotme. Çka do të thotë se pas këtij OK, klubet e Premier Ligës do të nisin të blejnë dhe shesin futbollistët prej ditës së nesërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"