Anglia, destinacioni i mundshëm për t’u rikthyer. Barcelona bën publike çmimin për Kutinjon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 21:11

Anglia, destinacioni i mundshëm për t’u rikthyer. Barcelona bën publike çmimin për Kutinjon

Sipas të gjitha gjasave, futbollisti i Barcelonës Filipe Kutinjo, i cili është huazuar këtë sezon te Bajern Mynihu nuk do të luajë sezonin e ardhshëm për asnjërin prej skuadrave.

kutinjo myler

Braziliani nuk ka thuajsë asnjë hapësirë në formacionin titullar të katalanasve, ndërsa për bavarezët çmimi i tij është tepër i lartë.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e Barcelonës pranojnë ta shesin lojtarin për jo më pak se 80 milionë euro. Çelsi dhe Liverpuli janë dy klubet e interesuara deri tani për Kutinjon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"