Anglia dëmtoi mbrojtësin e Liverpulit, FIFA i paguan rrogën 2 milionë paund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 21:07

Anglia dëmtoi mbrojtësin e Liverpulit, FIFA i paguan rrogën 2 milionë paund

FIFA pritet t’i paguajë Liverpulit 2 milionë paund për të kompensuar rrogën e Xho Gomezit. Qendërmbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë në gju në stërvitjen e së enjtes me kombëtaren angleze dhe u operua.

jO gOMEZ

Me shumë mundësi ai nuk do të jetë më në dispozicion të kampionëve të Anglisë për këtë sezon duke e lënë në krizë repartin e prapavijës së Klopit, i cili nuk pritet të ketë më këtë sezon as qendërmbrojtësin Van Dajk dhe Fabinjon, e improvizuar në këtë rol.

Federata Angleze konfirmoi se FIFA do të paguajë rrogën e futbollistit (80 mijë paund në javë) derisa ai të nisë stërvitjen, si pjesë e programit të siguracionit të klubeve për lojtarët që dëmtohen gjatë shërbimeve në kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"