Anglezët me sytë nga Henderson, shpresojnë tek zgjatja e rekordit të pabesueshëm të mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 17:27

Anglezët me sytë nga Henderson, shpresojnë tek zgjatja e rekordit të pabesueshëm të mesfushorit

I gjithë populli anglez po shpreson që mesfushori i tyre, Xhordan Henderson, të vazhdojë rekordin e tij të mrekullueshëm për Anglinë, edhe në ndeshjen e gjysmëfinales ndaj Kroacisë.

henderson

Mesfushori i Liverpulit, nuk ka dalë asnjëherë i mundur nga fusha në 30 ndeshjet e tij të fundit me “tre luanët”, rekordi më i gjatë për ndonjë lojtar anglez. Në 30 takimet e fundit që është aktivizuar në ekipin e Sauthgejtit, ai ka fituar 23 herë dhe vetëm në 7 raste, e ka mbyllur ndeshjen barazim.

Edhe në humbjen e vetme që Anglia ka pësuar ndaj Belgjikës deri tani në këtë Kupë Bote, Henderson nuk u aktivizua. Mesa duket, përveç lojës së mirë që mesfushori i Liverpulit zhvillon në fushë, Henderson i sjell edhe fat ekipit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"