Anglezët kryqëzojnë Uellbek për hedhjen, tifozët kundër akordimit të penalltisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 18:19

Anglezët kryqëzojnë Uellbek për hedhjen, tifozët kundër akordimit të penalltisë

Mbrëmja e Ligës së Europës (e ditës së enjte) ishte një “reklamë” fantastike në favor të VAR-it: sfida Arsenal-Milan pati së paku tri episode “të dyshimta”, një mbi të gjithë penalltia e akorduar në favor të sulmuesit të Arsenalit, Deni Uellbek: joekzistente. Raste që me shumë mundësi falë video-asistencës mund të ishin shmangur. Jo më larg se disa javë më parë, megjithatë, presidenti i UEFA-sm Aleksandar Ceferin, përsëriti se edhe në sezonin e ardhshëm, në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, VAR-i nuk do të jetë.

uellbek penalltia

GAZETAT – Mediat angleze kanë qenë veçanërisht kritike me sulmuesin e Arsenalit, i akuzuar për një “zhytës”, siç ishte edhe titulli i “The Times”. I njëjti mendim ndahej edhe nga “The Sun”, që titullonte: “Uellbek, stuhi për hedhjen”. Ironik “Daily Mail”, që duke luajtur me emrin e lojtarit shkruante: “Den, një hedhje për shpëtimin”. Ndërsa “Mirror” iu drejtua menjëherë arbitrit katastrofik Erikson: “U rrëzua pak si shumë lehtë, arbitër”, duke iu referuar qartësisht lojtarit anglez. Geri Lineker, në “Twitter” ishte kategorik me lojën e fjalëve: “Dany Fellback (Fell=bie, në anglisht)”. Një “zhytje” e pacipë.

SONDAZHI – Përgjigjja më efikase, ndërkaq, për pyetjen e tabloidit britanik, lidhur me gjykimin e “bilbilit” suedez, që akordoi 11-metërshin me sinjalizim të asistentit Ekberg, ka ardhur nga një sondazh i vetë “Topçinjve” në profilin e tyre zyrtar “Twitter”: “A do e kishit dhënë atë penallti?” 74% e pjesëmarrësve u përgjigjën negativisht, duke treguar një “fair play” të vërtetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"