Anësori i irriton të gjithë në Shkodër, akordon 18 ofsajte në sfidën e Vllaznisë ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 17:23

Anësori i irriton të gjithë në Shkodër, akordon 18 ofsajte në sfidën e Vllaznisë ndaj Tiranës

Ndeshja e djeshme ka pasur jo pak tension për vetë fatet e të dyja skuadrave në lidhje me ecurinë e mëtejshme në Kupën e Shqipërisë. Mirëpo, gjatë ndeshjes ka pasur një detaj interesant, pasi janë akorduar të paktën 18 pozicione jashtë loje.

tiranavllaznia

Duke u përsëritur shumë shpesh një gjë e tillë, sidomos në pjesën e dytë, dy trajnerët dhe tifozët e pranishëm janë irrituar dhe kanë pretenduar se anësorët nuk kanë vepruar drejt me përcaktimin e ofsajteve. Ka qenë herë Gjoka dhe herë Ze Maria që i janë ankuar arbitrit të katërt për vendime të padrejta, ndërkohë që tifozët e irrituar kanë ofenduar arbitrat anësorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"