Anësori brazilian “këshillon” Alegrin: Me mua dhe Kuadradon është tjetër Juve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 17:20

Anësori brazilian “këshillon” Alegrin: Me mua dhe Kuadradon është tjetër Juve

Me zbritjen e tij në fushë në fillimin e pjesës së dytë, Juventusi mori menjëherë tjetër ritëm. Braziliani është i paparashikueshëm, por edhe i pakapshëm me shpejtësinë dhe driblimet e tij për kundërshtarët dhe jo vetëm për ata të Milanit.

Por, përveç cilësive të Duglas Kostës, akoma më shumë bardhezinjtë ndërruan fytyrë me zbritjen e Huan Kuadrados në fushë sepse me dy krahë të pakapshëm, “Zonja e Vjetër” mori në kontroll lojën dhe shpërqendroi Milanin, duke qenë se prej tyre u ngjitën në katedër edhe Sami Khedira, i vërshëllyer për 60 minuta nga tifozët, prandaj kjo është një indicie e qartë edhe për Masimiliano Alegrin, në pritje të Realit të Madridit. Madje, vetë Kosta nuk ngurron të këshillojë trajnerin e tij, në pritje të sfidës së nesërme. “Sekreti i fitores me Milanin ishte Kuadrado. Jam i lumtur për rikthimin e ‘Huanitos’.

duglas kosta

Ai është një lojtar që me shpejtësinë dhe driblimet e tij mund të të ndryshojë ndeshjen. Me dy krahë të shpejtë, me mua dhe me Kuadradon, është totalisht një tjetër Juve. Kemi shpejtësi dhe diçka e tillë është tepër e rëndësishme në futbollin e sotëm. Sidomos kur bëhet fjalë për Champions-in, pasi në Europë luhet më shpejt me topin, luhet mbi të gjitha me lëvizjet pa top që mund të bëjnë lojtarët dhe kundër Milanit, fakti që ne i dhamë shpejtësi lojës nga krahët, bëmë që mesfusha dhe mbrojtja e tyre të shpërqendrohej, të hapej, ndaj të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe kundër Realit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"