Andrea Pirlo acaron juventinët, organizon ndeshje lamtumire në… “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 15:12

Andrea Pirlo acaron juventinët, organizon ndeshje lamtumire në… “San Siro”

Andrea Pirlo do të mbetet në librin historik të futbollit botëror.

pirlo

Pak lojtarë kanë pasur klasin e tij, “këmbë magjike”, me të cilat Milani fitoi gjithçka, Juventusi u rikthye te trofetë në Itali dhe fatkeqësisht humbi dy finale të Champions-it, Interi nuk i vlerësoi siç duhet cilësitë, ndërsa Breshia e Rexhina arritën ato mbijetesa të thjeshta në Serinë A, derisa edhe amerikanët, me skuadrën e Nju Jork Sitit, shijuan fantazinë e italianit, kampion bote në vitin 2006, me “axurrët”.

pirlo

Tre muaj më parë, 38-vjeçari zyrtarizoi edhe largimin e tij nga futbolli i luajtur, një vendim për të cilin nuk është bërë aspak pishman, përkundrazi, tani kërkon vetëm që të marrë pak kohë për të menduar për të ardhmen, edhe pse një ide konkrete e ka dhe ajo lidhet sërish më fushën e lojës, ndonëse jo me futbollin e luajtur.

Pirlo cool

Gjithsesi, përpara se të vendosë përfundimisht hapin e radhës në jetën dhe karrierën e tij, Andrea Pirlo ka lajmëruar dje, në mënyrë të papritur, me anë të një letre në rrjetet sociale, zhvillimin e një ndeshjeje lamtumire dhe bamirësie, më datë 21 maj, ndonëse zgjedhja e stadiumit ka lënë shumë juventinë të zhgënjyer, disa të tjerë edhe të acaruar:

“Më 21 maj, do të jetë rasti për të ndarë së bashku një natë speciale, duke bërë atë që na pëlqen më shumë, një ndeshje lamtumire, në të cilën do të marrin pjesë disa prej miqve të mi më të mirë, futbollistë në aktivitet dhe të tërhequr. Kjo sfidë do të mbahet në tokën e shumë betejave, në ‘San Siro'”.

3EF6756400000578-4382118-Antonio_Conte_and_Pirlo_have_a_good_relationship_after_time_toge-a-8_1491392306664

Ndoshta, juventinët do të kishin dashur që të luhej në arenën, ku ishnumri 21 luajti për katër vite, por tashmë gjithçka është vendosur dhe madje edhe e ardhmja e Pirlos:

“Nuk bëhem aspak pishman që jam tërhequr. Kam marrë vendimin e duhur dhe tani dua të mendoj se çfarë do të bëj me të ardhmen time, e cila do të jetë sërish në futbollin e luajtur.

Unë, trajner? Po, është një mundësi e madhe dhe po e mendoj seriozisht”, tha Pirlo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"