“Andorra të bezdis në fushë”, Hysaj: Rezultat zhgenjyes, ja çfarë nuk shkoi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 22:53

“Andorra të bezdis në fushë”, Hysaj: Rezultat zhgenjyes, ja çfarë nuk shkoi…

Shqipëria barazoi në shtëpi ndaj Andorrës me rezultatin 2-2. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofon e “RTSH”, Elseid Hysaj u shpreh:

bandicam 2019-11-14 22-48-35-057

“Me të vërtetë zhgënjyese. Po tregonin lojë të bukur me Turqinë dhe Moldavinë. Gabuam sepse e morëm njëckë butë. Të bezdisin në fushë. Turqia në minutat e fundit ka bërë gol. Për mua duhet të fitonim me shumë zemër. Ja që nuk donte. Tani duhet të mendojmë për Francën.

Pësuam 2 gola pa mëndje, në momente që nuk u besonte. Duhet të ishim më të përqëndruar më të egër. Ata po luanin fortë. Duhet të kemi vëmendjen tek ndeshjet e tjera. Unë dua që të bëj sa më shumë rekorde me këtë Kombëtare.

E kuptojmë të gjithë që me skuadrat e vogla duhet të jemi më të përqëndruar. Është me e lehtë të kemi motivimin me Francën. Për të vazhduar përpara duhet agresiviteti me të voglat. Ishte zgjedhje taktike e trajnerit që mos luaja nga fillimi duhet të pyesni atë”, u shpreh Hysaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"