Andi Lila: Prisni, jemi në fazën e ndërrimit të gjeneratave. Për Kombëtaren luaj në çdo pozicion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 13:50

Andi Lila: Prisni, jemi në fazën e ndërrimit të gjeneratave. Për Kombëtaren luaj në çdo pozicion

Mesfushori Andi Lila, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Skocisë që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi”. Futbollisti kavajas u shpreh optimist dhe beson se Kombëtarja do të kthehet te rezultatet pozitive.

bandicam 2018-11-13 13-31-44-280

“Çdo dit me Kombëtaren është e veçantë. Çdo ndeshje është e jashtëzakonshme. Duhet të marrim rezultat pozitiv për momentin dhe të ardhmen e ekipit. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si ndeshja ndaj Izraelit, por të kemi një rezultat më të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Shpresoj që gjithmonë të jemi me rritmë të larta. Çdo futbollist të tregojë kontingjentin dhe cilësitë e veta.

Pjesa e Europianit ishte diçka që e kaluam me sukses. Kjo është një çështje tjetër, për të shkuar në Europian. Ne gjithmonë do bëjmë maksimumin. Kemi dhënë gjithmonë maksimumin, pavarësisht se rezultatet kanë munguar. Shpresoj që edhe këtë ndeshjen të bëjmë më të mirën dhe të shikojmë shanset tona.

Ne shkuam në Europian dhe ndërruam nivel. Nuk ka skuadra të lehta dhe të forta. Do të kemi gjithmonë shpirtin luftarak dhe në ndeshje duhet të japim 200%. Kjo është e vetmja rrugë. Në qoftë se japim më të mirën, nuk do të kemi probleme. Nëse me skuadra më të vogla do të futemi me ndjenjë nënvlerësimi, gjithmonë kemi pasur probleme. Të jemi skuadër rivale siç kemi treguar më parë.

Lila

Zëvendësues i Hysajt? Kam disa viti në Greqi nuk luaj në këtë pozicion. Për ekipin Kombëtar s’ka problem. Trajneri e di më mirë këtë gjë.

Çdo futbollist ka dëshirë të jetë në lojë. Për mua është e rëndësishme që të fitojë skuadra. Në mundësinë që do më jepen do të tregojë më të mirën time në fushën  e lojës.

Ekipi është në një fazë ndërrimi gjeneratash. Do kohën e vetë. Së fundmi skuadra ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ka munguar fati dhe rezultati. Jemi në rrugën e duhur. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të arritur objektivin madhor”, u shpreh Lila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"