Andi Lila në Gjirokastër: Kampionati shqiptar është rritur, Tirana më pret mbrapa derës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 23:23

Andi Lila në Gjirokastër: Kampionati shqiptar është rritur, Tirana më pret mbrapa derës

Andi Lila do të jetë prezent në Gjirokastër për të ndjekur sfidën mes Luftëtarit dhe Partizanit. Në një prononcim për mikrofonin e “Superspor” Lila tregoi se ndodhet në Gjirokastër për shkak të diferencës së afërt nga qyteti i Janinës, për të ndjekur një sfidë tepër interesante. I pyetur nëse në të ardhmen mund të luante me ndonjë nga këto skuadrat, Lila tregoi se ka edhe 2 vite kontratë, ndërsa më pas e pret Tirana.

Lila

“Meqë distanca është e shkurtër, ndeshja është shumë e fortë, mendova që ia vlen të vija ta shikoja meqë jam edhe pushim. Shpresoj që të fitojë më i forti dhe të shohim një ndeshje spektakolare.”

Këtu ke dhe disa miq, si Abazajn, dhe drejtorin teknik Preiti që e ke pasur te Parma…

Meqë erdhëm, do takohem me miq të vjetër. Me Preitin që kisha te Parma, që po e shikoj pas shumë kohësh. Patjetër që për të takuar dhe parë, Abazajn, Bregun, Rrocën. Janë shokët e mij. Le të fitojë më i forti, dhe mos ketë polemika.

Çfarë note do i vije kampionatit shqiptar?

Kampionati shqiptar meriton një notë të mirë. Ka ecur shumë përpara. Duke parë edhe fushat edhe strukturat. Është shumë kampionat i fortë. Çdo lojtar mund të shprehin kualitetin. Nuk mund të them notën ekzakte, por notë të mirë

Mos ndoshta ke arsye për të parë skuadrën ku mund të përshtatesh?

Kam 2 vite kontratë atje ku jam. Mbas 2 vite e gjysëm jam 34-t, pot ë shohim. Nuk kam se sit ë përshtatem me këto dy skuadra, pasi Tirana më pret pas dere.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"