Andi Lila: Ministri i Jashtëm na hoqi pasaportat diplomatike, ndërsa Rama na thoshte jemi ambasadorët më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2019 | 23:29

Andi Lila: Ministri i Jashtëm na hoqi pasaportat diplomatike, ndërsa Rama na thoshte jemi ambasadorët më të mirë

Andi Lila, futbollisti i Tiranës dhe njëherazi kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, tregoi në emisionin “Procesi Sportiv”, faktin se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, u ka hequr pasaportat diplomatike futbollistëve shqiptarë të cilët ishin pjesë në Europian, që u dekoruan në vitin 2016.

andi lila

Lila shprehet se përveçse u ka hequr pasaportat, ministri nuk u ka dhënë as edhe një motivacion për këtë çdekorim nga ana e tij.

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë. Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan. Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë” – deklaroi Andi Lila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"