Andi Lila fiton “derbin” me Bashën, Aris pëson humbjen e parë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 21:33

Andi Lila fiton “derbin” me Bashën, Aris pëson humbjen e parë në kampionat

PAS Janina e Andi Lilës ka mposhtur Arisin e Migjen Bashës me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 4 të Superligës greke. Të dy futbollistët shqiptarë u aktivizuan titullarë, teksa Basha u ndërrua nga trajneri në minutën e 80-të.

aRIS55

Një autogol i Delizis ne minutën e 65-të i dhuroi fitoren vëndasve, të cilët e shohin veten në vendin e 6-të në kuotën e 6 pikëve. Paraqitje e kënaqshme për 2 mesfushorët e Kombëtares, kur ai që spikati më tepër ishte Andi Lila.

bASHA

Ndërkohë për Aris kjo ishte humbja e parë në kampionat. Për sa i përket Mërgim Mavraj, ai nuk ishte i disponueshëm për këtë përballje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"