Ançeloti te Napoli, zyrtarizimi afër. Ja kë kërkon italiani në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 13:08

Ançeloti te Napoli, zyrtarizimi afër. Ja kë kërkon italiani në ekip

Pa ndonjë suprizë të momenteve të fundit, Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ri Napolit. Media përfoli se De Laurentis do të takohej me “Don Karlon” në lamtumirën e Andrea Pirlos dhe ky takim ka ndodhur. Gjithçka tashmë është konkrete. Marrëveshja duket se do të jetë për 6.5 milionë euro në sezon.

Anceloti

Kjo është një sakrificë e madhe e De Laurentis, që kërkon të fitojë titullin. Ançeloti ka fituar shumë gjithandej dhe ka lojtarë besnik që i shkojnë nga pas, por edhe kushtet e tij. Për të marrë më të mirin duhet të sakrifikosh. Një emër në qarkullim është Arturo Vidal. Ish-milanisti gjithashtu kërkon të ketë në stafin e tij edhe një gjeni që sapo ka mbyllur aventurën e tij në futboll, Andrea Pirlon.

Anceloti gruaja

Ky i fundit ishte projektuar si ndihmës edhe në rast se Ançeloti do të merrte kombëtaren. Në stafin e tij do të jenë edhe pjestarët e zakonshëm të familjes që e shoqërojnë atë, i biri Davide, dhëndri Mino Fulko dhe përgatitësi atletik Mauri. Skema e tij e preferuar është ajo që nga të gjithë njihet si “bredhi i krishtlindjeve”, 4-3-2-1. Një sulmues i frikshëm dhe 2 magjistarë që e ndihmojnë atë. Në Napoli kanë filluar të ëndërrojnë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"