“Ançeloti si një baba, jam në klubin më të madh në botë”, Vinicius pas rinovimit: Ja e vërteta me PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 20:01

“Ançeloti si një baba, jam në klubin më të madh në botë”, Vinicius pas rinovimit: Ja e vërteta me PSG-në

Me golin e tij në fina le kundër Liverpu lit i dha Real Madridit Ligën e Kampionëve. Sot Vinicius Junior është gati të nënshkruajë një kontratë të re me klubin spanjoll, e cila parashikon një rritje të konsiderueshme të pagës.

VIniciusJr - cropped

Sipas asaj që raportohet nga mediat, marrëveshja e re përfshin një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh (aktualja është 350 milionë) me një rritje të pagës, e cila do të shkojë nga 3.2 milionë tani plus bonuse, në 10 milionë, teksa shifra mund të rritet në bazë të arritjes së objektivave të caktuara.

FJALA E VINIT – I ardhur në vitin 2018 te “Los Blancos” për 46 milionë euro, ai vuajti për të gjetur dimensionin e tij në Madrid. Sezonin e kaluar bëri kthesën me 22 gola në 55 prezenca, teksa në 118 ndeshjet pararendëse kishte mundur të realizonte vetëm në 15 raste.

I ftuar në “SporTV”, ai ka deklaruar: “Do të vijoj të luaj në skuadrën më të madhe në botë. Është grupi më i bashkuar që kam hasur që nga koha kur kam ardhur në Madrid. E kemi ndier të gjithë këtë lidhje speciale që kemi me njëri-tjetrin dhe jemi bërë më të bashkuar edhe me të rinjtë që na u bashkuan në sezonin e fundit si Miliato apo Kamavinga, teksa Alaba e të tjerë na ndihmuan me përvojën e tyre”.

Rinovimi është kryefjala rreth Vinciusit, i cili u përfol se ishte kontaktuar nga PSG-ja për të mos firmosur me Realin, teksa në Paris i premtoheshin 40 milionë euro në sezon.

Lajmin ka menduar ta përgënjeshtrojë vetë braziliani, i cili ka thënë: “Nuk kam folur me askënd dhe nuk është e vërtetë që kam marrë të tilla propozime. Jam i lumtur në Madrid dhe do të vazhdoj të luaj këtu. Siç thashë, jemi një ekip i bashkuar dhe jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Nuk ka atmosferë më pozitive në asnjë skuadër tjetër. Te Reali ëndërrojnë të vijnë të gjithë sepse aty lojtarët janë të lirë të shprehin talentin e tyre falë edhe një trajneri si Ançeloti që për ne është si baba”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"