Ançeloti lë jashtë Hazard, italiani bën humor: Problemi i tij është… trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 19:08

Ançeloti lë jashtë Hazard, italiani bën humor: Problemi i tij është… trajneri

Eden Hazard është kthyer në një problem tek Real Madrid. Dëmtimet e shumta të belgut kanë bërë që ai të jetë poshtë në hierarkinë e sulmuesve. Për këtë temë por dhe për skuadrën ka folur trajneri  Karlo Ançeloti në një konferencë për shtyp.

hazard

“Hazard është gati, por problemi është që trajneri i tij tani preferon lojtarë të tjerë. Kjo është normale në një skuadër si kjo. E rëndësishme është që ai të qëndrojë i motivuar dhe të punojë fort që të luajë përsëri. Momenti i tij do të vijë. Jam i bindur që Hazard do të shfaqë maksimumin këtë sezon”,- u shpreh tekniku.

Preferenca për Vinisius

“Ajo që më pëlqen më shumë rreth Vinisius është fakti që ai luan me intensitet dhe se stërvitet shumë. Ai duhet të përmirësohet në lojën pa top”.

Si i motivn lojtarët

“Këta lojtarë nuk kanë nevojë të motivohen. Janë shumë të përkushtuar”.

Ndeshja ndaj Osasunës

“Janë një skuadër e fortë dhe luajnë një futboll intensiv. Duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse do të jetë një ndeshje e komplikuar”.

Real Madrid do të presë në shtëpi Osasunën nesër, në orën 21:30.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"