Ançeloti kritikon Hames e Toliso dhe bllokon Sançes: Shpresoj të qëndrojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2017 | 10:05

Ançeloti kritikon Hames e Toliso dhe bllokon Sançes: Shpresoj të qëndrojë

Faza përgatitore për skuadrën e Bajern Mynih është mbyllur negativisht, për sa i përket turneut aziatik. Në ndeshjen e tyre të fundit, bavarezët u mposhtën me rezultatin 0-2 në stadiumin kombëtar të Singaporit. Përpos humbjeve në rezultat, kampionët gjermanë kanë pësuar probleme edhe sa u përket lojtarëve.

anceloti myler

Në ndeshjen ndaj italianëve të Interit, një tjetër lojtar ka mbetur i dëmtuar nga skuadra bavareze. Frank Riberi ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë në një dyluftim me mbrojtësin e Interit, Skrinja. Ky dëmtim shënon të tretin për gjermanët në turin e tyre aziatik duke përmendur këtu edhe Huan Bernat me Tiago Alkantara. Dyshja është kthyer në Mynih duke e ndërprerë turin aziatik për t’iu nënshtruar trajtimeve të mëtejshme.

Sa i përket francezit, Riberi, trajneri italian, Karlo Ançeloti ka thënë: “Ai ka patur një problem jo serioz në kyçin e këmbës së djathtë dhe do të jetë sërish gati për rreth tri ose katër ditë.” Disfata e fundit e bavarezëve ndaj Interit i ka lënë jashtë loje sa i përket “Kampionatit të Singaporit”, të cilin kreu ekzekutiv, Rumenige, ia vendosi si objektiv skuadrës në prag të nisjes së këtij turi.

hames rodriguez

Edhe pas zëvendësimeve të bëra nga tekniku Ançeloti, situata në fushën e blertë, nuk ka ndryshuar. Kjo si pasojë e lodhjes së madhe të skuadrës bavareze gjatë udhëtimeve të këtij turi, e njëjta situatë sikurse ka ndodhur edhe në ndeshjen testuese ndaj Milanit, ku Bajerni u mposht me rezultatin 4-0. Megjithatë, edhe pas këtyre tri humbjeve të pësuara në turneun aziatik, skuadra bavareze ka arritur rezultate mjaft të mira duke kënaqur sadopak krerët dhe stafin. Për këtë arsye, trajneri italian tha:

“Performanca në ndeshjen e sotme ka qenë e mirë. Gabimi i vetëm që bëmë ishte fatal. Kemi punuar për një kohë të gjatë sa i përket aftësive fizike të skuadrës dhe kemi vënë re rezultate shumë të mira. Nga ana tjetër, blerjet më të reja të skuadrës nuk kanë arritur të shfaqin aspak vlerat e tyre. Hames dhe Toliso kanë shfaqur një lojë jo të koordinuar duke humbur mjaft raste.

sances

Por Ançeloti ka rënë ndesh me Rumenigen sa i përket çështjes së Renato Sançes duke thënë: “Renato Sançes ka treguar një performancë mjaft të mirë në ndeshjet e turit aziatik. Nuk e di nëse kjo do të vijë si një surprizë, por ai ka luajtur shumë më mirë se në sezonin e kaluar. Sançes është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ndaj shpresoj të qëndrojë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"