Ançeloti: Ka kohë për Champions, dua ta “vrasim” kampionatin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 12:14

Ançeloti: Ka kohë për Champions, dua ta “vrasim” kampionatin!

Reali i Sociedadit është malorja e radhës për Realin e Karlo Ançelotit. Të paraqitesh me 7 pikë nga vendi i dytë në “Anoeta” është një luks për trajnerin e Madridit. Megjithatë, Ançeloti kërkon që skuadra e tij të mos ndalet. Ai kërkon nga të besuarit e vet të “vrasin” kampionatin përpara mbylljes së vitit.

anceloti

SOCIEDADI – “Reali i Sociedadit është një skuadër shumë e fortë, mjaft kompakte. Ky do të jetë një test shumë delikat për ne. Jam i kënaqur që vjen në këtë moment forme që po kalojmë. Do të jetë një përballje argëtuese”.

PROBLEMET FIZIKE – “Nuk kemi asnjë alarm dhe po vlerësojmë në çdo moment ekipin. Për fat të mirë, pothuaj të gjithë lojtarët i kemi gati. Edhe Bejl është kthyer me ekipin edhe pse nuk do të jetë për këtë ndeshje. Ekipi gëzon një gjendje të mirë fizike dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë pikë të sezonit”.

CHAMPIONS – “Nuk kam për se të mendoj tani për Interin apo për derbin e javës së ardhshme kundër Atletikos së Madridit. Unë do të hedh në fushë ndaj Sociedadit ekipin më të mirë për të fituar ndeshjen”.

KURTUA – “Ai na ka shpëtuar në disa ndeshje. Ka bërë pritje fantastike. Është një lojtar që jep garanti dhe siguri për të gjithë ekipin”.

DISTANCA ME RIVALËT – “Nëse ia dalim me Sociedadin dhe Atletikon e Madridit, mund të thellojmë diferencën, por personalisht mendoj se do të jetë një kampionat i luftuar deri në fund”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"