Ançeloti: Ja pse e futa Ramosin në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2015 | 13:37

Ançeloti: Ja pse e futa Ramosin në mesfushë

Anceloti“Vendosa të luaja me Serxhon (Ramos) në mesfushë kur mësova se nuk do të kisha në dispozicion Modriçin. Serxho i jep besim ekipit dhe gjithashtu ndihmon skuadrën në dyluftimet ajrore. Ai na garantonte më pak probleme në goditjet standarde. Por, ju them se ky vendim vlen vetëm për takimin që luajtëm sot (dje).Ai sakrifikoi shumë për ekipin”, arsyetoi Karlo Ançeloti.

“Pas takimit me Barçën mendova një plan si ky. Në atë kohë shumë më vranë. Por unë vazhdova të punoja me mendimin se do të më vrisnin përsëri.Dhe ja ku jam sot, ende i gjallë”, ironizoi trajneri i Realit kritikët. Mbi Atletikon – Ajo e mbrëmshmja ishte fitorja e parë e Ançelotit e arritur përballë Atletikos së Simeones brenda kohës të rregullt. Por, ky faktor duket se nuk ka kushtëzuar shumë sjelljen e italianit. “Atletiko është një rival i fortë që nuk të lejon shumë hapësira. Përballë tyre kemi humbur shpesh, por e përsëris kemi qenë gjithmonë në lartësinë e duhur”, komentoi fundin e “mallkimit” 55- vjeçari.

Mbi Hernandezin

“Hernandez meriton falënderimet tona pasi ka kaluar një vit shumë të vështirë. Edhe pse nuk ka luajtur shumë, ai ka vuajtur së bashku me shokët duke u stërvitur më së miri. Rivalja e radhës? Për mua të gjitha janë njëlloj, pasi jemi në gjysmëfinale”, përfundoi italiani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"