Ançeloti i shpall “luftë” Juventusit: Synimi ynë, vetëm vendi i parë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 22:48

Ançeloti i shpall “luftë” Juventusit: Synimi ynë, vetëm vendi i parë…

Karlo Ançeloti ka folur përpara ndeshjes me Milani për të prekur disa çështje. Ai ka folur në lidhje me ardhjen e tij te Napoli dhe arsyet përse, ndërkohë që ka shprehur përshtypjet e tij edhe për Xhenaro Gatuzo.

anceloti

“Shpresoj ta çoj Napoli në vendin e parë. Kjo është një skuadër shumë cilësore, nuk ka fituar titullin, por i ka shkruar shumë pranë. Shpresoj që aftësitë e mia ta ndihmojnë në këtë objektiv. Erdha te Napoli sepse mbi të gjitha doja të kthehesha në Itali dhe të flisja gjuhën time, pastaj më bindi projekti i klubit.- u shpreh italiani.

406121_TS_17-08-18_6974016792_

Ndërsa në lidhje me Milanin dhe Gatuzon ai u shpreh: “Për sa i përket karakterit, Rino është ai që ka qenë gjithmonë. Këtë e kupton nga mënyra si luan ekipi: i kujdesshëm, i organizuar mirë, kompakt dhe agresiv, ashtu si ishte Gatuso futbollist. A e imagjinoja se do të bëhej trajneri? Në disa aspekte jo, në të tjera po, si ai i pasionit dhe Xhenaro me pasion ka ndërtuar një karrierë të madhe si lojtar.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"