Ançeloti hyn në historinë e Ligës së Kampioneve, barazon rekordin e Sër Aleks Ferguson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 23:31

Ançeloti hyn në historinë e Ligës së Kampioneve, barazon rekordin e Sër Aleks Ferguson

Nuk janë vetëm trofetë ato që e bëjnë Karlo Ançelotin trajnerin më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampioneve. Nga sot, e bën edhe numri i ndeshjeve të fituara në këtë turne.

MCMMLGLYVVOQAQ26RH4AQ7Q54A

Suksesi 2-1 i Real Madrid ndaj Shakhtar Donjetck i siguroi Ançelotit fitoren e 102-të në karrierën e tij si trajner në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në Europë. Kështu, ai barazoi një legjendë të trajningut botëror, Sër Aleks Ferguson, i cili e kishte mbyllur karrierën e tij pikërisht me shifrën e 102 fitoreve të arritura.

Emri i vetëm i cili mund ta kërcënojë diktatin e Ançelotit, që pritet të përmirësojë rekordin në ndeshet në vijim, është Pep Guardiola. Trajneri aktual i Mançester Sitit ka arritur sot kuotën e 96 fitoreve në këtë turne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"