Ançeloti fiton të parën: Kishim pak tension, Milik si Shevçenko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 9:55

Ançeloti fiton të parën: Kishim pak tension, Milik si Shevçenko

Karlo Ançeloti rikthehet në Serinë A me fitore dhe çfarë fitoreje madje. Trajneri i Napolit ka ditur që të rindërtojë skuadrën që zhgënjeu jo pak gjatë fazës përgatitore dhe e nis me tri pikë udhëtimin e tij të radhës.

ancelotti

“Pas humbjes që pësuam me Verder Bremenin në miqësoren e fundit kishim pak tension dhe kjo u pa në gjysmën e pjesës së parë. Por pas disavantazhit, skuadra u shkri nga emocionet negative dhe nisi të luajë siç di të bëjë. Ishte një përmbysje e madhe që tregon cilësinë e këtij grupi dhe jam i sigurt se shpejt do të bëjmë edhe më mirë. I kënaqur nga sulmi? Po, madje mund të them se Milik më kujton Shevçenkon. Do të shënojë shumë sivjet për ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"