Ançeloti e ka me serbët: Janë profesionistë vetëm për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 12:14

Ançeloti e ka me serbët: Janë profesionistë vetëm për…

Napoli nuk arriti të merrte me shumë se 1 pikë në transfertën e Beogradit me Crvena Zvezdën. Ekipi i Ançelotit dominoi lojën por nuk arriti të konkretizonte me gol dhe takimi përfundoi 0-0. Megjithatë, italiani është i bindur që do ti rifitojnë pikët, por ka edhe një kritikë për serbët.

anceloti

“Ishte e pashmangshme që 15 minutat e fundit të ishin ndryshe. Kundërshtari vetëm shpërdoronte kohën me simulimet. Ata janë profesionistë për këtë. Ishin gjithmonë në kërkim të një faulli. Megjithatë nuk është ky problemi, sepse ne duhet të kishim shënuar më parë. Kemi bërë pak gabime por ishim të pafat. Janë dhe 5 ndeshje për të shkuar në raundin tjetër dhe ne mund të mundim këdo”, përfundoi italiani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"