Ançeloti drejt shkarkimit nga stoli i Napolit, De Laurentis mendon ta zëvendësojë me ish-trajnerin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 18:08

Ançeloti drejt shkarkimit nga stoli i Napolit, De Laurentis mendon ta zëvendësojë me ish-trajnerin e Shqipërisë

Napoli po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa probleme të shumta qarkullojnë në kampin e të kaltërve.carlo-ancelotti-cropped_18f67khlfk5qf1chfg9gyrm5hd

Presidenti Aurelio De Laurentis, nuk është aspak i lumtur me punën e bërë nga Ançeloti deri tani, dhe mund ta shkarkojë në ditët e ardhshme. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Napoli i ka gati dy alternativat nëse shkarkon Ançelotin.

Një trajner që pëlqehet shumë shumë nga presidenti napolitan, është Luçiano Spaleti. Megjithatë ish-trajneri i Interit nuk është i vetmi që pëlqehet shumë nga të kaltrit. Një emër tjetër që pëlqehet nga drejtuesit, është edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biasi.De-Biasi

Ky i fundit prej një kohe të gjatë është i papunë dhe një propozim për të drejtuar Napolin, do ta pranonte me kënaqësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"