Ançeloti do patjetër një sulmues, hedh sytë nga Reali i Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 15:14

Ançeloti do patjetër një sulmues, hedh sytë nga Reali i Madridit

Napoli ka zyrtarizuar në ekipin e tij një trajner i cili ka një eksperiencë të madhe për sa i përket drejtimit të skuadrave. Karlo Ançeloti duket se e ka nisur vrullshëm punën e tij dhe tani është në kërkim të një sulmuesi kryesor.

benzema

Deri dje interesi kryesor për Napolin ishte Edinson Kavani të cilin e pëlqen shumë edhe tifozeria vendase. Ndërkohë që tekniku italian u ka hedhur në tryezë edhe një alternativë tjetër drejtuesve të klubit. Bëhet fjalë për Karim Benzeman.

anceloti

Sulmuesi francez nuk pritet që të qëndrojë në Madrid pasi nuk ka marrë minutat e duhura dhe ka pasur një sezon jo të mirë. Megjithatë Ançeloti e do në skuadër dhe u ka thënë drejtuesve të nxitojnë ta marrin përpara se të fillojë sezoni i ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"