“Ançeloti, burim dëmtimesh. Nuk na mjaftonte stërvitja vetëm me të dhe e bënim indivudalisht”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 16:13

“Ançeloti, burim dëmtimesh. Nuk na mjaftonte stërvitja vetëm me të dhe e bënim indivudalisht”

Me rikthimin e shefit të stafit mjekë sor në skuadrën e kampionëve gjermanë, dëmtimeve të lojtarëve do t’iu vijë fundi, por bomberi polak, Robert Levandovski, i sheh fillimet e problemeve fizike në periudhën kur Bajernin e drejtonte trajneri italian, Karlo Ançeloti. Disa javë më parë, në skuadrën bavareze u rikthye legjenda e mjekësisë, Myler Volfart, i cili hoqi dorë nga detyra e tij në Mynih si pasojë e problemeve me trajnerin Pep Guardiola në vitin 2015.

levandovski anceloti

Por rikthimi i tij është në kohën e duhur, sidomos tani që shumë prej lojtarëve të skuadrës së kampionëve gjermanë kanë mbetur të dëmtuar duke pakësuar opsionet për trajnerin Jup Hejnkes. Në përballjen me Anderlehtin, Arjen Roben dhe Tiago kanë mbetur të dëmtuar duke i munguar për disa kohë skuadrës bavareze. Nga ana tjetër, Huan Bernat dhe Hames Rodrigez u dëmtuan në përballjen me Gladbahun duke kërcënuar formacionin bavarez.

Për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve madhore në skuadrën e kampionëve gjermanë, është rikthyer pikërisht shefi i stafit mjekësor, Myler Volfart, i cili së bashku me doktorin, Holger Brosh, po punojnë mbi rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar. Mirëpo, bomberi polak i skuadrës së Bajernit, Robert Levandovski, ka deklaruar se të gjitha problemet fizike janë të trashëguara nga stërvitja e dobët që zhvillohej me ish-trajnerin italian, Karlo Ançeloti. Lidhur me këtë çështje, Levandovski ka deklaruar: “Nëse ndodhin shumë probleme me gjendjen fizike të lojtarëve në skuadrën e Bajernit, ato nuk vijnë nga stërvitja e javëve të fundit, por nga ajo e disa muajve më parë”.

Pas shkarkimit të ish-trajnerit Karlo Ançeloti nga pankina e skuadrës bavareze, shumë prej lojtarëve u ankuan për stërvitjen e dobët që zhvillohej nën drejtimin e tij. Më tej, Levandovski ka shtuar duke thënë: “Nëse lojtarët nuk stërviten mjaftueshëm, ata detyrohen të fillojnë stërvitje individuale, por në shumë raste, kjo gjë mund të sjellë edhe probleme muskulore, të cilat sa vijnë dhe rëndohen”. Në përballjen e së shtunës ndaj Hanoverit, Alaba dhe Myler pritet të rikthehen në skuadër.

Përgatiti: ANTON LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"