Analizë/ Real kujdes, Juventusi është i frikshëm në ndeshjet dyshe!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 13:30

Analizë/ Real kujdes, Juventusi është i frikshëm në ndeshjet dyshe!

Makthi i Juventusit tani u bë realitet: Reali i Madridit, kundërshtari i radhës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Pikërisht i njëjti ekip që shpartalloi bardhezinjtë në finalen e vitit të kaluar duke fituar 4-1. Por nëse për 90 minuta të vetme, Reali mund të konsiderohet “macja e zezë” për Juventusin (ka fituar edhe finalen 1998), në sfidat me dy ndeshje, ndodh e kundërta. Këtë e thotë historia.

Juventus

PRECEDENTËT- Juventusi dhe Reali janë përballur njëri-tjetrin 6 herë në sfidat dyshe me vajtje-ardhje në eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Në katër sfidat e fundit kanë triumfuar gjithmonë bardhezinjtë. Nga sezoni 1986-1987, madrilenët nuk e eliminojnë dot kurrë Juventusin në sfidat dyshe.

Dhe shifrat mund bëjnë me krahë formacionin bardhezi sepse e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 1996, pasi kishte eliminuar Realin në çerekfinale. Pas humbjes 1-0 në “Bernabeu” në ndeshjen e parë, Juventusi përmbysi gjithç- ka në Torino me golat e Del Pieros dhe Padovanos.

Një përmbysje akoma më epike në gjysmëfinalen e vitit 2002-2003, kur skuadra e drejtuar nga Marçelo Lipi arriti të kthente humbjen 2-1 në “Bernabeu” me një nga sfidat më të bukura të historisë: Përfundoi 3-1 në Torino me golat e Trezegesë, Del Pieros dhe Nedvedit, i cili u ndëshkua me karton dhe humbi finalen e Mançesterit kundër Milanit, ku bardhezinjtë humbën me penallti.

REALI KATASTROFË- Reali i Madridit, që në Torino ka fituar vetëm një herë gjatë historisë (14 shkurt 1962 me gol të Di Stefanos), është përmbysur sërish në fazën e 1/8-ave të sezonit 2004-2005. Pas një tjetër fitoreje 1-0 në Spanjë, Juventusit iu deshën minutat shtesë për të siguruar kualifikimin me golin e Zalajetës.

Më parë shifrat i kishte barazuar Trezege. Është ndryshe historia në vitin 2014-2015, kur ekipi i drejtuar nga Masimiliano Alegri fitoi 2-1 në Torino dhe barazoi 1-1 në Spanjë duke siguruar kualifikimin për në finale, të cilën e humbi kundër Barcelonës.

Por më e jashtëzakonshmja ka ndodhur në vitin 2008-2009, në dy ndeshjet e fazës së grupeve kur Klaudio Ranieri i dha leksione Realit. Dy fitore në dy ndeshje, me dopietën e Del Pieros në “Bernabeu”, i cili çoi në këmbë publikun spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"