Analizë pas humbjes me Dinamon, tek Egnatia kërkohet përgjegjësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 23:00

Analizë pas humbjes me Dinamon, tek Egnatia kërkohet përgjegjësi

Humbja me Dinamon është analizuar thellë para seancës stërvitore të së hënës tek Egnatia. Drejtuesit e klubit dhe futbollistët kanë diskutuar në lidhje me atë çfarë duhet të bëjnë më mirë në fushë. Në mënyrë të veçantë është vënë theksi te dinjiteti që duhet të shoqërojë ekipin në takimet e mbetura të këtij sezoni.
egnatia
Administratori Olsi Dranga u ka kërkuar titullarëve të tregojnë më shumë përgjegjësi, pasi mbajnë veshur një fanellë me peshë. Më shumë përqendrim gjatë gjithë minutave të lojës kanë kërkuar edhe trajnerët, që kanë marrë premtimin e futbollistëve. Këta të fundit kanë thënë se do të japin maksimumin në takimin e radhës me Veleçikun.

Në këtë analizë është diskutuar edhe në lidhje me 11-metërshin që rrogozhinasit pretendojnë se u është mohuar nga gjyqtari ndaj Dinamos. Pavarësisht dy humbjeve radhazi, të besuarit e dyshes Thartori-Deda ndihen komodë në renditje dhe po përgatiten me intensitet, ndërkohë që e presin me qetësi përballjen e radhës në shtëpi.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"