Penalltitë ndaj Partizanit, Jareci të ndërhyjë tek arbitrat. Ky fenomen po përsëritet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 11:57

Penalltitë ndaj Partizanit, Jareci të ndërhyjë tek arbitrat. Ky fenomen po përsëritet

ARSEN HOXHA

arsen hoxha

Ndoshta ky mund të jetë sezoni kur arbitrat e futbollit, kryesisht ata të Kategorisë Superiore, janë treguar tepër kontradiktorë në mënyrën e vlerësimit të shkeljeve të ndryshme. Në përgjithësi japin vlerësime të drejta jashtë zonës së penalltisë, por thellësisht të gabuara brenda saj?! Ky problem është trajtuar shumë herë, por asgjë nuk po ndryshon. Nga zyrtarët e arbitrave kam dëgjuar shpesh të thuhet se duhet të bëhet shumë kujdes në dhëniet e penalltive… Diku është banalizuar duke thënë publikisht se udhëzimet janë që ndëshkimet me penallti nuk duhet të jepen aq kollaj.

Së pari, duhet sqaruar se çdo udhëzim që jepet në seminaret e UEFA-s, në rast se ato janë me të vërtetë ashtu siç përçohen nga instruktorët tek arbitrat, duhet të merren në konsideratë vetëm atëherë kur ato nuk cenojnë parimin e drejtësisë dhe gjykimit të barabartë dhe uniform në të gjitha pjesët e fushës.

Ligjet bazë të lojës së futbollit nuk lejojnë asnjë lloj vendimmarrjeje të diferencuar në zona të ndryshme të fushës. Për pasojë, asnjë instruktor i FSHF-së nuk duhet të marrë si serioze udhëzime të gabuara që mund të jepen në kurset e UEFA-s, dhe po kështu duhet të veprojnë edhe arbitrat tanë të cilët nuk duhet të marrin në konsideratë udhëzimet që u jepen nga instruktorët e tyre, nëse ato bien ndesh me parimet bazë të rregullave të lojës.

Ajo që fare qartë është shprehur në qëndrimin e arbitrave në zonën e penalltisë muajt e fundit, është shumë alarmante. Me fakte kemi treguar se në pesë ndeshje të një jave, në katër prej tyre, nuk janë akorduar penallti fare të pastra. Kjo do të thotë se objektiviteti i vendimeve arbitrare në një javë ka qenë vetëm 20%?! Vetëm në ndonjë rast të rrallë rezulton që të jetë dhënë ndonjë penallti e gabuar. 90% kanë të bëjnë me penallti të padhëna dhe që fatkeqësisht kanë ndikuar direkt në rezultatet e ndeshjeve.

Arbitrat kanë përgjegjësinë e tyre, por zoti Sokol Jareci si koka drejtuese e instruktimit të arbitrave, duhet të ndryshojë rrënjësisht metodën e punës së tij. Arbitrat duhet të përgatiten shpirtërisht se çdo shkelje e bërë brenda 16-metërshit do të ndëshkohet në të njëjtën mënyrë si dhe jashtë kësaj zone.102715469_2214236735388328_6161536708759507693_o

Detyra e shefit të arbitrave të FSHF-së nuk është vetëm instruktimi i arbitrave, por në stadin aktual është që t’ua bëjë të qartë në mjetet e informacionit publik jo vetëm futbollistëve dhe drejtuesve të tyre, por edhe sportdashësve se koha e pandëshkueshmërisë së shkeljeve që bëjnë lojtarët mbrojtës brenda zonës së penalltisë ka marrë fund. Arbitrat që nuk zbatojnë këto direktiva nuk duhet të aktivizohen më. Pasiviteti nuk mund të sjellë ndryshim të shpejtë të kësaj situate të papranueshme. T’i mohosh brenda së njëjtës ndeshje një ekipi të veçantë dy penallti, është shumë.

Nëse analizojmë penalltinë e paakorduar në kohën shtesë në favor të Partizanit, ajo është një kopje e mjaft rasteve të trajtuara në gazetën “Panorama Sport”, për mosndëshkimin e mbrojtësve në shtyrjet nga mbrapa të lojtarëve sulmues. Asnjë lojtar mbrojtës nuk ka të drejtë të krijojë kontakt fizik nga mbrapa lojtarit sulmues që me topin në zotërim është duke avancuar përpara. Çdo veprim i tillë, që nuk ka të bëjë me mundësinë e kontaktit me topin, ndëshkohet vetëm me penallti. Qëndrimet e pesë arbitrave në fushë që lejojnë gabime të tilla, tregon qartë se ata ose janë të paragjykuar, ose i njohin në mënyrë të deformuar rregullat e lojës si dhe praktikën e bashkëpunimit midis tyre. Pikërisht këtë duhet të zbulojë z. Jareci. E mbi atë bazë, me stafin e tij të ndërtojë punën kualifikuese dhe po të jetë nevoja edhe skualifikuese të arbitrave që gabojnë në vazhdimësi.Partizani-Kukesi

Në fotot 2-5 duket fare qartë se ndërhyrja e mbrojtësit kuksian është plotësisht e gabuar, pasi ai në pamundësi për të luajtur me topin, shtyn nga mbrapa sulmuesin e Partizanit. Edhe një arbitër fillestar e dallon këtë, me përjashtim të arbitrit Ferataj dhe aq më shumë të arbitrit të FIFA-s pas porte, Hamitaj, i cili ndodhej shumë afër me vendin ku ndodhi aksioni. Ndoshta asistenti nuk ka kualifikimin e duhur për të dalluar këtë shkelje, por Hamitaj nuk mund të justifikohet. Në fotot 2 dhe 3 duket shumë qartë se mbrojtësi i Kukësit ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar dhe pa realizuar asnjë kontakt me topin. Edhe nga një distancë e largët ky fakt dallohet qartë. Por, çuditërisht arbitri Ferataj nuk e dalloi dot këtë. Ishte e mundur që edhe arbitri i katërt pas porte ta dallonte këtë fakt, por nuk arriti të ndihmonte në marrjen e një vendimi të drejtë.

Mbi të gjitha, me ato që kanë ndodhur në mjaft ndeshje të tjera si kjo, del domosdoshmëri që arbitrat profesionalisht të qartësohen për një bashkëpunim më efektiv midis tyre, veçanërisht në ato ndeshje ku në fushë ndodhen gjashtë të tillë.

Rasti 1

2

Rasti 2

3

Rasti 3

4

Rasti 4

5

Rasti 5

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"