Analizë me video, zbardhen dilemat te Kukësi. Ja si pritet të rreshtohen verilindorët kundër Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 9:12

Analizë me video, zbardhen dilemat te Kukësi. Ja si pritet të rreshtohen verilindorët kundër Skënderbeut

Trajneri Shpëtim Duro e ka kryer seancën e fundit stërvitore para transfertës së Korçës. Duke qenë se tashmë Kukësi ka organikën e plotë, përveç Emiljano Mustës, ai ka punuar me ekipin për të ndërtuar strategjinë që do ta çojë në fitore dhe njëmbëdhjetëshen përkatëse.shpetim duro

Edhe pse në seancën e fundit stërvitore ai e “shkartisi” ekipin, tekniku 59-vjeçar pritet të hedhë në fushën e lojës këtë formacion: Dashamir Xhika në portë, Edis Maliqi në të djathtë, Teqja në qendër e partner i tij është Erhun Obanor. Ndërsa linjën e majtë pritet ta mbulojë Kitanovski.

Mesfusha do të rreshtohet me Rrocën, Limajn e Musollin. Treshja e sulmit pritet që të jetë me Abazajn në të djathtë, Shkurtajn në qendër të sulmit, ndërsa Valon Ethemi është në balotazh me Gavazajn, me 22-vjeçarin nga Tetova disi më të avantazhuar.

kukesi formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"